Sipas Zëvendëskryesuesit të Asamblesë Komunale të Mitrovicës së Veriut, Skënder Sadiku, mbledhja e nënshkrimeve për peticionin që synon shkarkimin e kryetarit të komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, mund të fillojë qysh nesër pasi Asambleja Komunale ta marrë vendimin për shfrytezimin e hapësirës publike të kërkuar.
Ai ka thënë se mbledhja është caktuar të mbahet nesër nga ora 10:00
Sadiku ka thënë në RTK2 se kryetari i kuvendit komunal obligohet që grupit të qytetarëve që kanë iniciuar mbledhjen e nënshkrimeve t’ua dorëzojë dokumentacionin e nevojshëm për mbledhjen e nënshkrimeve, si dhe autorizimin për shfrytëzimin e hapësirës publike për mbledhjen e nënshkrimeve.
Sipas deklaratave të tij, grupi iniciativ në Mitrovicën e Veriut ka kërkuar shfrytëzimin e një halle të sporteve./ Gazeta Express