Papa Françesku tha të dielën se lufta është “një krim kundër njerëzimit”, teksa ai përsëriti thirrjen për paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.
“Le të lutemi që ata që kanë pushtet mbi këto konflikte të reflektojnë mbi faktin se lufta nuk është mënyra për t’i zgjidhur ato, pasi mbjell vdekje mes civilëve dhe shkatërron qytete dhe infrastrukturë”, tha Papa.
E diela shënoi 100 ditë që kur persona të armatosur të Hamasit shpërthyen nga Gaza për të nisur sulmin më vdekjeprurës në historinë e Izraelit, duke shkaktuar një fushatë izraelite për të eliminuar Hamasin që ka vrarë dhjetëra mijëra palestinezë dhe ka shkatërruar enklavën palestineze, shkruan Reuters