Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Moti- Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike

Moti- Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj jave, parashihet të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, por edhe reshjet nuk do të mungojnë.

 

Në disa nga ditët e kësaj jave do të ketë edhe reshje të borës.

 

Mëngjeset do të jenë me ngrica si pasojë e vlerave negative të temperaturave miimale, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të ken kujdes të shtuar”, thuhet tutje në njoftim.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

 

E hënë – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të cilat vonë gjatë natës parashihen të shndërrohen në fjolla bore. Reshjet do të jenë të intensitetit të ulët deri mestar. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

 

E martë – Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me fjolla bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

 

 

E mërkurë – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 deri 7gradë celsius.Do të fryjë erë e lehtë, kryesisht nga perëndimi .

E enjte – Mot kryesisht i vranët por relativisht i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7deri 12gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga perëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-6m/s,

E premte – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore të intensitetit të ulët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi perëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

Themes by WordPress