Real Madrid dhe Barcelona do të luajnë derbin më të madh spanjoll në Arabinë Saudite sot nga:00 në finalen e Superkupës së Spanjës, e cila prej disa vitesh luhet në Lindjen e Mesme si turne me katër skuadra.
Rrugës për në finale, Real Madridi eliminoi rivalin e qytetit Atletico Madridin në një ndeshje spektakolare gjysmëfinale.
Ndeshja përfundoi 3-3 në kohën e rregullt, por Los Blancos fituan 5-3 në kohën shtesë.
Barcelona në anën tjetër arriti në finale me shumë më pak stres, pasi në gjysmëfinale mundën Osasunan me rezultat 2-0.
Presidenti i Reali Madridit, Florentino Perez u ka premtuar lojtarëve të tij një bonus të madh nëse ata mundin Barcelonën në finalen e Superkupës.
Edhe pse ky trofe është “i parëndësishëm” për shumë kë, El Clasico është gjithmonë një ndeshje e veçantë dhe Perez donte t’i bënte të ditur ekipit se sa e rëndësishme është që klubi të mundë Barcelonën në çdo ndeshje.
Çmimi për fitimin e Superkupës është 8 milionë euro dhe Perez është zotuar të shpërndajë gjysmën e shumës për ekipin dhe stafin e trajnerëve.
Konkretisht, çdo lojtar dhe anëtar i stafit do të marrë një bonus prej 150,000 euro nëse mposht rivalin e tyre më të madh. /Telegrafi/