Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > QKUK me njoftim për gjendjen e 15 pacientëve të lënduar nga bombola, 4 prej tyre në mjekim intensiv

QKUK me njoftim për gjendjen e 15 pacientëve të lënduar nga bombola, 4 prej tyre në mjekim intensiv

SHSKUK ka dal me njoftim të ri për gjendjen e 15 personave të lënduar nga shpërthimi i bombolës së gazit në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Sipas njoftimit, katër persona aktualisht janë në mjekim intensiv si pasojë e djegieve.

“Katërmbëdhjetë pacientët që kanë pësuar lëndime nga djegiet, nga bombola e gazit dhe 1 me lëndime në gjoks, në fshatin Kçiq të Mitrovicës, pas trajtimit në Klinikën Emergjente të QKUK-së, janë transferuar për mjekim të mëtutjeshëm në klinika të ndryshme të QKUK-së. Katër nga ta janë operuar në sallat emergjente, kurse tek të tjerët janë kryer ndërhyrje në sallën e vogël të ndërhyrjeve kirurgjike, Shërbimin e Reanimimit dhe atë Kirurgjik, të po kësaj klinike. 4 pacientë janë transferuar për mjekim të mëtejshëm në Mjekimin Intensiv Qendror, meqë kanë gjendje më të rënduar shëndetësore nga djegia. 8 pacientë janë transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, ku po e vazhdojnë trajtimin dhe mbikqyrjen nga stafi shëndetësorë. 2në Kirurgjinë Abdominale dhe 1 do të transferohet në Kirurgji Torkale”, thuhet në njoftim.

Një shpërthim ka ndodhur në një shtëpi në fshatin Kçiq në Mitrovicë, ku si pasojë janë lënduar 13 persona.

Rastin e ka zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti theksoi se bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gazi.

“Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës”, ka thënë Zahiti.

/TV Arbëria

Themes by WordPress