Presidenti serb Aleksandar Vuçiq derisa ka folur për armatosjen e Serbisë, përmes një konference për shtyp në Agjencinë për Siguri Ushtarake, ka theksuar mes tjerash se Serbia ka 186 milionë euro në dispozicion, të cilat do t’i shpenzojë menjëherë për blerjen e mjeteve dhe armëve nga fabrikat vendase.
Kjo ka ndodhur pas lajmit se ushtria e Kosovës së shpejti do të pajiset edhe me raketat amerikane anti-tanke ‘Javelin’.
E derisa e ka mbajtur konferencën në prapavijë është parë emri i një djaloshi nga Drenica i cili tash e sa vite është duke i dokumentuar masakrat serbe në Kosovë, e në veçanti Masakrën e Reçakut e cila e ka kthyer orën e historisë shiptare për 180 shkallë.
Pra bëhet fjalë për Esat Shalën, i cili tash e sa vite ka filluar të merret me dokumetimin e krimeve serbe në Kosovë.
Esat Shala ka treguar se në TV Arbëria do të dokumentojë krimet serbe më mbi 2 mijë inçizime, e në veçanti Masakrën e Reçakut, e cila me 15 janar shënon 25-vjetorin e saj, kur forcat paramamilitare serbe masakruan shqiptarët e pafajshëm, burrat e gratë e fshatit, të moshuar, e fëmijë, vetëm pse flisnin shqip e kishin gjak shqiptari.
Si duket kjo e ka penguar Vuçiqin, duke u bërë ‘halë në sy’ për Esatin i cili me veprimin e tij, deri tani e ka dokumentuar masakrën ma çnjerëzore, që kriminelët serbë kanë vra e masakruar banorët e këtij fshati i cili me emrin e tij do të mbetet përherë në kujtesën kolektive të historisë sonë të lavdishme.
Prandaj kjo ka bërë që fotografia e Esatit të prezantohet edhe në Agjencinë Ushtarake Serbe, dëshmi kjo që ‘koka’ e tij po kërkohet nga Vuçiqi dhe ministrat e tij gjakpirës.
E përveç Esatit, aty janë parë edhe fotografitë e udhëheqësve të shoqatave të dala nga lufta çlirimtare, sikur janë, Faton Klinaku, Nasim Haradinaj, e rreth 40 persona të tjerë.
Vuçiqi ka akuzuar direkt këta njerëz që sipas tij po merren me lajme të rrejshme dhe që po i financojnë për publikimin e lajmeve të rrejshme, duke shtuar se edhe sjellin rrezik për shtetin serb.
“Andaj duhen të gjallë këta persona këtu, disa kanë emra publik e disa janë të mbyllur për të mos u dëmtuar faktet të shetit serb”, ka shtuar ai duke u viktimizuar para popullit serb.
Pamjet e mëposhtme e dëshmojnë këtë më së miri që edhe vetë Esati e ka publikuar në rrjetet sociale.