Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi tha sot se kërcënimet e Serbisë kurrë nuk duhet të nënçmohen, megjithatë sipas saj Kosova duhet ta ndërtojë një tregim paqeje e prosperiteti.
Halimi në një postim në Facebook shkruan se fatkeqësisht me këtë mendësi politike të VV-së, ky tregim perceptohet si i zymtë dhe me mundësi shpërthyes.
Sipas saj, nuk ka fuqi kredibile financiare në botë që investon kapitalin e vet në një vend ku rreziku potencial për luftë është i lartë.
Kosova duhet ta ndërtojë një tregim paqeje e prosperiteti, por fatkeqësisht me këtë mendësi politike të VV-së, ky tregim perceptohet si i zymtë dhe me mundësi shpërthyese. Përhapja e panikës së luftës, me qëllim që qytetarët tanë të mos kërkojnë zhvillim e mirëqenie, por të mjaftohen me paqen, në planin afatgjatë do të ketë pasoja të mëdha për vendin”, shkruan ndër të tjera Halimi. /Telegrafi/