Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Mbikalimi me shkallë të “zorit” rrezikon fëmijët në Arbëri (VIDEO)

Mbikalimi me shkallë të “zorit” rrezikon fëmijët në Arbëri (VIDEO)

k

Kjo alterantivë nga qytetarët erdhi pasi rruga pak metra më lartë, që shfrytëzohej nga kalimtarët, u mbyll së fundmi nga komuna.

Drejtori për Investime Kapitale, Krenar Xhaferi, në një prononcim për emisionin “Ju Flet Prishtina”, tregoi se zgjidhja është çështje ditësh, pasi do të bëhet vendosja e urës së përkohshme.

Por kjo e fundit, siç thotë i pari i investimeve kapitale, nuk do të qëndrojë gjatë pasi në këtë pjesë do të bëhet investimi i një projekti goxha të madh siç është ndërlidhja e Pallatit të Rinisë me Arbërinë, e cila do t’u mundësojë banorëve të kalojnë sipër dhe pa pengesa do të mund të lëvizin edhe veturat në pjesën e poshtme.

Ky projekt, siç bën të ditur vetë Xhaferi, do të realizohet gjatë 2024-tës. /klankosova