Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Së paku 10 të vdekur nga një shpërthim në një minierë kineze

Së paku 10 të vdekur nga një shpërthim në një minierë kineze

Së paku 10 njerëz kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë zhdukur si pasojë e një aksidenti në një minierë në qytetin Pingdingshan, në Kinën qendrore, njoftuan zyrtarë kinezë të shtunën.

Ata janë zotuar se operacionet e kërkimit do të vazhdojnë dhe se do fillojnë kontrollet e sigurisë në të gjitha miniera e qytetit.

Inspektimet e sigurisë në vendin e pasuruar me thëngjill Pingdingshan, provinca Henan, mund ta ndërpresë prodhimin e thëngjillit atje dhe t’i kufizojë furnizimet me thëngjill.

Nëntorin e kaluar, çmimet e thëngjillit në Kinë u rritën, pasi Qeveria e vendit u zotua për t’i shtuar kontrollet e sigurisë, si pasojë e rritjes së numrit të të vrarëve në aksidente në rajonin kryesor të prodhimit të thëngjillit, Shanxi.

Zyra për menaxhimin e emergjencave e Pingdinshanit tha se aksidenti ndodhi të premten pasdite, si pasojë e shpërthimit të gazit në një minierë.

Deri të shtunën në mesditë u konfirmuar 10 të vdekur dhe gjashtë të zhdukur.

Agjencia tha se do të bëjë plane konkrete për t’i shpëtuar të zhdukurit dhe për ta hetuar shkaktarin e aksidentit.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Kinës, Xinhua, raportoi se 425 njerëz po punonin nëntokë kur ndodhi aksidenti./REL

Powered by WordPress