Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mungesa e kushteve elementare po e vështirëson jetën e banorëve të fshatit Hade, të komunës së Obiliqit

Mungesa e kushteve elementare po e vështirëson jetën e banorëve të fshatit Hade, të komunës së Obiliqit

Kushtet elementare për jetesë në fshatin Hade, të komunës së Obiliqit, janë të vogla.

Fshat i cili është braktisur nga një pjesë e madhe e fshatarëve dhe tashmë vetëm rreth 24 familje janë që banojnë aty.

Në fshat ka mungesë të shkollës, gjendja e së cilës është për të ardhur keq, ka mungesë të shtëpisë së shëndetit, e cila pas luftës nuk ka qenë në përdorim, po ashtu banorët e fshatit hasen edhe me mungesën e marketeve, ku për gjënë më të vogël iu duhet të udhëtojnë për në Obiliq.

“Kërkesat për tu zhvendosur edhe ne nga fshati i kemi bërë e i kemi edhe të vulosura, por kanë hasur në vesh të shurdhër”, tha Valton Preniqi, banor i këtij fshati.

Ndërkaq, Ejub Grajqevci, po ashtu banor i këtij fshati tha se gjendja është e mjerueshme sa që edhe shtëpitë kanë filluar të dëmtohen.

Ndër të tjera nënkryetari i komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi, tha: “Ne si komunë nuk mund të ndërmarrim asgjë, sepse është zonë me interesa nacionale”.

/TV Arbëria