Shtetet e Bashkuara po vlerësojnë ndikimin e sulmeve ajrore ndaj Houthi-ve të Jemenit, ka thënë Shtëpia e Bardhë.
Zëdhënësi John Kirby tha se sulmet, të kryera së bashku me Mbretërinë e Bashkuar, synonin aftësitë e grupit për të ruajtur, lëshuar dhe drejtuar raketat ose dronët e tij.
Zyrtari amerikan tha gjithashtu se SHBA-ja nuk po “kërkon konflikt” me Iranin, raporton skynews.
“Ne nuk po kërkojmë të përshkallëzojmë dhe nuk ka asnjë arsye që ajo të përshkallëzohet përtej asaj që ndodhi gjatë ditëve të fundit”, pohoi Kirby.
Ndryshe, Houthit mbështeten nga Irani dhe kanë kryer sulme në Detin e Kuq si hakmarrje ndaj veprimeve të Izraelit në Gaza. /Telegrafi/