Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK), këtë të premte ka mbajtur ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për 70 kandidatë për zyrtarë të rinjë korrektues, gjenerata e 44-të.
E pranishme në këtë organizim ishte edhe ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila tha se ky organizim ka rëndësi e peshë të madhe për vendin tonë.
Haxhiu tha se gjeneratës së re sot do u jipen përgjegjësi të reja.
“Jemi duke bërë përpjekje maksimale në fushën e drejtësisë, deri më tani kemi marrë fuqizime të programe rehabilituese etj, sidomos për këtë vit buxheti është më i lartë se herave tjera diku 10 milionë, dhe për këtë Kosova vlerësohët edhe në raportet ndërkombëtare”- deklaroi Haxhiu.
Tutje ajo tha se Misioni i shërbimit korrektues është i shenjtë, me qëllim krysor që personat e dënuar kur të dalin nga shërbimi korrektues të jenë te dobishëm për vetën e tyre dhe shtetin.
“Ju jeni duhet që ti trajtoni të burgoseit me dinjitet, ne si shoqëri po ecim para për të forcuar shtetin në përgjithësi, ju inkurajoj që punën ta kryeni me nderë e përgjegjësi” shtoi Haxhiu.
Ndërsa drejtori i përgjithshëm i shërbimit korrektues, Ismail Dibrani tha se nuk kishte më mirë se si të niste ky vit i ri.
“Mesazhi im për juve sot do të ishte mos e shkelni ligjin… por nuk mjafton vetëm kjo por kërkohet enegji e angazhim”, deklaroi Ismaili.
Ai përmendi edhe buxhetin duke thënë se është më shumë se sa vitin e kaluar duke thënë angazhimi e ngritja profesionale e këtyre zyrtarve të rinjë është vullnet për ta.