Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Këta janë të dyshuarit që shkëmbyen zjarr mbrëmë në Prishtinë

Këta janë të dyshuarit që shkëmbyen zjarr mbrëmë në Prishtinë

Incidenti me të shtëna me armë zjarri mes dy grupeve mbrëmë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, përfundoi me një person të plagosur.

I dyshuari, Veton Gashi, i njohur si ‘Canki’ u qëllua dy herë nga grupi tjetër, teksa akoma nuk dihet motivi i tentim vrasjes.

Gashi dhe një person tjetër janë arrestuar si të dyshuar për rastin, teksa dy të dyshuarit e tjerë ndodhen akoma në arrati.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se përveç ‘Cankit’, personat e tjerë që dyshohen lidhur me këtë rast janë Lirigzon Sejdiu (i arrestuar) dhe Trim Krasniqi e Zan Zeka – që ndodhen në arrati.

Gashi e Sejdiu në njërën anë dhe Krasniqi e Zeka në anën tjetër dyshohet se kanë shkëmbyer zjarr, duke shkrepur armët mbi 10 herë.

I plagosuri është dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare për trajtim mjekësor, e më pas është transferuar në QKUK, ndërsa miku i tij Sejdiu është shoqëruar në stacion policor.

Kurse dy të dyshuarit që ende nuk janë kapur nga Policia janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e tyre, të cilin e kanë braktisur rrugës për t’ia mbathur në këmbë.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gëzhojat dhe disa fishekë – teksa Polica s’ka arritur t’i gjejë armët e përdorura nga të dyshuarit.

Ndryshe, i plagosuri ‘Canki‘ është emër i njohur për organet e rendit, si pasojë e të kaluarës së tij kriminale.