Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Sot prezantohet raporti për vizat dhe ndikimin në fuqinë punëtore

Sot prezantohet raporti për vizat dhe ndikimin në fuqinë punëtore

Instituti GAP sot do të mbajë sot konferencën për media ku do të prezantohen gjetjet e raportit “Prirja për të emigruar nga Kosova pas liberalizimit të vizave, ndikimi në fuqinë punëtore”.

Përmes këtij raporti, Instituti GAP ka analizuar ndikimin e emigrimit të qytetarëve të Kosovës në tregun e saj të punës.

“Në dhjetor të vitit 2023, GAP ka realizuar një anketë për matjen e opinionit publik në lidhje me planet e qytetarëve për të emigruar pas liberalizimit të vizave, si dhe janë analizuar praktikat e shteteve të rajonit të cilat janë përballur me shkallë të lartë të emigrimit”, thuhet në njoftim.

Kjo konferencë pritet të nisë nga ora 10:00.

“Instituti GAP organizon konferencë për media me temë “Prirja për të emigruar nga Kosova pas liberalizimit të vizave: ndikimi në fuqinë punëtore”. (Instituti GAP, “Pejton”, Prishtinë, ora 10:00)”, thuhet tutje.

/TV Arbëria