Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Turqia padit gjigantin e mediave sociale, Meta

Turqia padit gjigantin e mediave sociale, Meta

Turqia ka gjobitur Meta-n me 160,165 dollarë në ditë, pasi thuhet se nuk ka përmbushur detyrimet e saj në lidhje me të dhënat e përdoruesve.

Meta kohë më parë kishte njoftuar se aplikacioni Whatsapp do të pësonte disa përditësime, të cilat nuk do të vlenin për shtetin turk, andaj përdoruesit do të mund të vazhdonin ta përdorin aplikacionin me funksionalitet të plotë.

Në këtë kontekst, përdoruesit nuk do duhej të merrnin njoftime që kërkojnë miratimin e përditësimit, gjë që ndodhi.

Si rezultat i disa hetimeve për këtë veprim nga Meta, është konstatuar se kompania ka thyer rregulla, dhe se ka penguar aktivitetet e konkurrentëve të saj në rrjete sociale.

Pasi propozimet e Meta-s për korrigjimin e gabimit u vlerësuan të pamjaftueshme, shteti turk vendosi ta gjobisë, vendim ky që ka hyrë në fuqi që nga 12 dhjetori i vitit 2023.

Përveç gjobës, autoritetet turke kërkuan që në vend të njoftimit për miratimin e ndryshimeve në Whatsapp, aplikacioni të përdorë një ekran që përfshin informacione të cilat sigurojnë se ai mund të vazhdojë të përdoret.

Deri në një zgjidhje përfundimtare, kompania Meta do t’i paguaj çdo ditë shpërblim shtetit turk. /Telegrafi/

Powered by WordPress