Afrika e Jugut nuk ka “asnjë bazë” që ta akuzojë për gjenocid shtetin e Izraelit.
Zëdhënësi i sigurisë kombëtare, John Kirby u tha gazetarëve se SHBA-ja beson se rasti është “i pabazuar”.
Izraeli është akuzuar nga Afrika e Jugut se ka shfaqur “qëllime gjenocidale” kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.
“Hipokrizia e Afrikës së Jugut dëgjohet deri në qiell”, thotë ai dhe pyet se ku ishte vendi “kur miliona u vranë dhe u zhvendosën në Siri dhe Jemen nga partnerët e Hamasit”.
Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë në Rripin e Gazës pas sulmeve terroriste të 7 tetorit të militantëve të Hamasit në territoret izraelite.