Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Arrestimi i 12 zyrtarëve, Murtezaj: Arritëm ta parandalojmë dëmtimin e buxhetit për 2.7 milionë euro

Arrestimi i 12 zyrtarëve, Murtezaj: Arritëm ta parandalojmë dëmtimin e buxhetit për 2.7 milionë euro

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka folur rreth arrestimit të 12 zyrtarëve të këtij institucioni. Ai ka thënë se këtë rast e ka iniciuar vetë ATK-ja në vitin 2020 në Prokurori.

Ai tha se rasti kishte të bënte rreth disa faturave fiktive të qarkulluar nga tri biznese dhe kanë arritur ta parandalojnë dëmtimin e buxhetit për 2. 7 milionë euro.

“Pra fjala është për një rast që ka filluar që nga viti 2020 ku pas paraqitjes së kërkesës për rimbursim nga ana e tatimi paguesit dyshimet e zyrtarit të ATK-së ishin se kreditimi i TVZH-së krijuar nga disa faktuar të tri bizneseve ishin fiktive. Zyrtaret hetues të ATK-së rastin e kanë ngritur edhe të organet ligj zbatuese. Rasti është ngritur si rast i dyshimta për hetim nga ATK-ja ku me datën 3.7.2020 është inicur rasti tekë Prokuroria Themelore në Prishtine. Me datë 27.4.2021 kallëzimi penal është dorëzuar në prokuroni themelore të Prishtinës. Si rezultat i veprimeve me kohë të ATK-s është arritur që të parandalohet dëmtimi i buxhetit në vlerë prej 2.7 milion euro. Prokuroria ka ardhur në përfundim për ngritje të aktakuzës për 13 zyrtar të ATK dhe përfaqësuesve të bizneseve të involvuar në këtë rast”, u shpreh Murtezaj.

I pari i ATK-së theksoi se menaxhmenti i këtij institucioni vazhdimisht bën përpjekje që të ketë llogaridhënie sa i përket stafit, me qëllim të zbatimit të drejt të ligjit për të gjithë tatimpaguesit.

“Për të parandaluar involvimin e stafit tonë në veprat e tilla, që përveç që mund ta dëmtojnë integritetin institucional, mund ta dëmtojnë edhe buxhetin e shtetit”, theksoi Murtezaj.

 

 

Powered by WordPress