Time Shatri, 102 vjeçarja nga fshati Tumoc i Istogut rrëfen për historinë e jetës së saj që nga koha kur ishte vajzë e re e deri në ditët e sotme.
Edhe pse në moshë të shtyrë ajo nuk ka probleme të tjera shëndetësore përveç problemit me kordat e zërit e kjo e ka ndihmuar që kujdesin e kopshtit të saj mos t’ia lërë askujt tjetër në dorë.
” I kam 64 nipa mbesa, shumë kena punu atë kohë. Unë hala qashtu vazhdojë.
Një dashuri të madhe ajo e ka edhe për profesionin e saj, rrobaqepsinë të cilin e kishte ushtruar për shumë vite. Përveç tjerash, gjyshja Time thotë se tani këto kohëra janë shumë më të mira sepse vajzat kanë mundësi të zgjedhin vetë bashkëshortët e tyre nëse iu pëlqen apo jo./RTV21