Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Gripi sezonal, mbi 300 pacientë brenda ditës kërkojnë ndihmën mjekësore

Gripi sezonal, mbi 300 pacientë brenda ditës kërkojnë ndihmën mjekësore

Të gjithë një nga një po presin që të marrin një numër në sportel.

Rendi është i gjatë, e shërbimi të cilët këta pacient po kërkojnë tek qendra kryesore e mjeksisë familjare në Prishtinë, është pothuajse i njëjtë.

Një viroz sezonale, është bërë shkas që këta persona pa dallim moshe të kërkojnë ndihmën mjekësore.

“ Pak pa qef një fytë pom dhemb nifar gripi i keq po thonë , erdha e morra një njeksi, nuk na  ra me prit shumë nja pesë minuta”, ka thënë Rasim Gerbeshi-Banorë i Prishtinës.

“Qiky virus,  më gjith se nuk shkoj shumë të mjeku por erdha mi marr do hapa, që kater ditë jom me ketë grip”, ka thënë Drita Azemi-Banore e Prishtinës.

Mbi 300 persona në ditë po kërkojnë ndihmën e stafit mjekësor për të tejkaluar këtë viroz.

“Ne kemi prej 200 deri në 250 vizita,  tashmë këto shifra e tejkalojnë 300 brenda ditës, kur i ndajmë në proporcjonë më numrin e vizitave për mjekë janë mbingarkesë për mjekun sepse dyfishohet numri për vizita”, Bujar Gashi-Drejtor i QKMF-së në Prishtinë.

Ky virus sipas specialistëve mjekësorë po dallon nga viruset e tjerë pasi qe kohëzgjatja e tij është më shumë se shtate dite.

Në Qendren Kryesore të Mjeksisë Familjare në Prishtinë, janë bërë edhe testime për covid-19, por që sipas udhëheqësve të qendrës, deri tash nuk ka ndonjë pacient që ka dal pozitiv.