Hamasi nuk është më nën kontroll në pjesë të mëdha të Rripit të Gazës, tha anëtari i kabinetit të luftës izraelite Benny Gantz.
“Sot, nuk ka një sundim efektiv të Hamasit në një pjesë të madhe të Rripit të Gazës”, ka thënë Gantz gjatë një konference për shtyp në Tel Aviv të mërkurën.
Sipas tij, “institucionet publike janë shkatërruar”.
“(Gaza) nuk ofron shërbime arsimore apo mjekësore përveçse nëpërmjet organizatave ndërkombëtare”.
Ai përsëriti gjithashtu rëndësinë e kthimit të të gjithë pengjeve të rrëmbyer në sulmin e 7 tetorit.
Në këtë kontekst ai ka theksuar se ky është prioriteti në çdo vendim luftarak.
“Nëse ndonjë nga të rrëmbyerit po na shikon tani, është e rëndësishme që ju ta dini – ne po bëjmë gjithçka që ju të ktheheni te të dashurit tuaj që nuk pushojnë kurrë së luftuari për ju”, shtoi Gantz.