Institucionet e Republikës së Kosovës në vazhdimësi kanë paraqitur fakte e dëshmi të lidhjes së aktit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë me shtetin e Serbisë, ndonëse këta të fundit janë përpjekur në vazhdimësi ta mohojnë.
Në konferencën e fundit për media të Kryeministrit Kurti dhe ministri të MPB-së Sveçla në njërën prej foto-dëshmive shihej djali i presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Danilo Vuçiq me një prej pjesëmarrësve të sulmit të 24 shtatorit çka dëshmon se ai dhe djali kanë lidhje të afërta me grupin.
Një burim i besueshëm i Televizionit, ka njoftuar se në ditën e 1 janarit të këtij viti Danilo Vuçiq, djali i presidentit, e ka festuar së vitin e ri së bashku me prijësin e grupit terrorist Milan Radojçiq dhe Zvonko Veselinoviq. Kjo festë që është mbajtur në lokalin e njohur të quajtur ‘’Hani Bani’’ në Kopaunik.
Në këtë festë, i pranishëm ka qenë edhe Danijell Gjukiq, një prej pjesëmarrësve të sulmit terrorist në Banjskë si dhe shok i afërt i Danilo Vuciq.