Policia e stacionit në Ferizaj njofton se sot rreth orës 17:40 në rrugën “Rexhep Bislimi” të këtij qyteti ka ndaluar shoferin 22-vjeçar me inicialet H.S., i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 78 km/h.
Bëhet e ditur se ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit.
“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”, thuhet në njoftimin e PK-së.
/TV Arbëria