Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Sipas Tahirit, Qeveria po i ikë përgjegjësisë për varfërimin e qytetarëve

Sipas Tahirit, Qeveria po i ikë përgjegjësisë për varfërimin e qytetarëve

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti në vend se të merret me varfërimin e qytetarëve, po sulmon sistemin e drejtësisë.

Tahiri përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se këto sulme kanë për qëllim ikjen nga përgjegjësia për varfërimin e qytetarëve.

“Sulmet ndaj sistemit të drejtësisë, kërcënimet dhe sulmet e ulëta ndaj Sindikatës së Arsimit, si dhe diskutimi se kur do të mbahen zgjedhjet, kur dihet mirë që 2024-ta është vit zgjedhor, kanë vetëm një qëllim: ikjen nga përgjegjësia për varfërimin e madh që po i bëhet qytetarit dhe të dobësimit të Kosovës nga kjo qe qeveri”, ka thënë Tahiri.

 

 

 

Themes by WordPress