Kryeministri Albin Kurti ka pritur në aeroportin e Prishtinës, Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë.
Lajmin kryeministri Kurti e ka bërë të ditur në rrjetin e tij social në Facebook.
“Sonte në aeroportin e Prishtinës e mirëpritëm Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar në vizitën e parë ndonjëherë të një kryeministri irlandez në Kosovë.
Mirë se vini në Republikën e Kosovës, z. Varadkar!”, ka shkruar Kurti.
/TV Arbëria