Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret, me anë të cilit i ka dhënë nënshtetësinë ruse një ish-ushtari serb të Bosnjës të akuzuar për krime lufte në vitet ’90-ta.
Ratko Samac, një ish-oficer në Ushtrinë Popullore Jugosllave, kërkohet nga autoritetet në Bosnje dhe Hercegovinë, nën akuzat për krime lufte për shkak të rolit të tij në dëbimin e civileve joserbë nga qyteti boshnjak i Kljucit, në vitin 1992.
Ai është përgjegjës për vrasjen e 150 civilëve boshnjakë, gjatë fushatës së spastrimit etnik.
Po ashtu, Samac dyshohet për një vrasje të trefishtë në Banja-Lluka në vitin 1993, sipas drejtësisë boshnjake.
Me 9 janar, Putini dha Samac-it, dhe 43 të huajave tjerë, nënshtetësinë ruse. Madje i njëjti thuhet se jeton në atë vend që nga viti 1999.
Në vitin 2016 Federata Ruse, kishte refuzuar ekstradimin e të dënuarit për krime lufte nga drejtësia boshnjake, me arsyetimin për shkaqe shëndetësore.
Ndër të huajt tjerë që kanë përfituar nga dekreti i fundit i Presidentit të Rusisë është edhe boksieri njohur amerikan i peshave të rënda, Kevin Johnson, i cili ishte ndeshur nga këto garat të peshës së rëndë edhe me kryetarin aktual të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev-it, Viatli Klitschko.
Deri më tani Rusia u ka dhënë nënshtetësinë edhe yjeve të njohur të kinematografisë perëndimore, duke përshirë aktorin njohur amerikan Steven Seagel dhe atë francez Gérard Depardieu.
/TV Arbëria