Përveç futjes së dhunshme në studion e televizionit shtetëror, grupet kriminale në Ekuado kanë nisur një seri sulmesh në dukje të koordinuara në të gjithë vendin e Amerikës së Jugut.
“Pas futjes policia ka ndërhyrë, duke arrestuar kriminelët dhe ka konfiskuar të paktën katër armë zjarri, dy granata dhe lëndë shpërthyese, si dhe janë arrestuar 13 persona”, tha Cesar Zapata, kryekomandant i policisë kombëtare.Autorët do të dalin para drejtësisë për aktet e tyre terroriste”, shtoi Zapata.
Pasi sulmit në një studio televizive gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, presidenti Daniel Noboa nënshkroi një dekret urgjent duke shpallur një konflikt të armatosur të brendshëm, dhe duke emëruar disa grupe të krimit të organizuar si “organizata terroriste” dhe “aktorë joshtetërorë”.
/TV Arbëria