Një grua nga nacionaliteti serb i është keqësuar gjendja derisa ishte në Shtëpinë e Pleqve dhe pas intervenimit të stafit mjekësor e njëjta ka ndërruar jetë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 19:46 në rrugën “Afrim Loxha”, në Prishtinë.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
“Një femër e nacionalitetit serb i është keqësuar gjendja derisa ishte në Shtëpinë e Pleqve. Përkundër intervenimit të stafit mjekësor e njëjta ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/