Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron gjatë një raportimi para Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit britanik, duke folur ndër të tjera për situatën në Kosovë, pas sulmit të 24 shtatorit ndër të tjera paska pohuar “ne duhet të tregojmë zhgënjimin në rritje lidhur me sjelljen e Qeverisë serbe.
Sigurisht, ne nuk kemi ndryshuar mendim që t’i japim shans Serbisë për integrim euroatlantik. Por, mendoj se ka frustrim për këtë sjellje të tyre dhe ne duhet të jemi të qartë për këtë”.
Mirëpo, ai ka pohuar edhe dicka shumë interesante që në menyre implicite flet dallimet në mes komunitetit euro-atlantik për këtë situatë.
Kështu, kryediplomati britanik ka pohuar, “se a ndajnë këtë zhgënjim edhe BE-ja dhe SHBA-ja, unë nuk e di, duhet t’i pyesni ata”.
Megjithatë, për ta relativizuar paksa këtë konstatim ai në fund ka shtuar se nga bisedat që ka pasur vetëm “ta ketë ndier se ka zhgënjim edhe te ata”.
Ndërkohë, në fund Cameron ka shtuar është koha që të ndryshohet qëndrimi i Perëndimit ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, sepse sipas tij qëndrimi i Perëndimit ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor u krijua para se Rusia të pushtonte Ukrainën.
/TV Arbëria