Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Peci: Kjo është arsyeja pse Spanja njohu pasaportën e Kosovës

Peci: Kjo është arsyeja pse Spanja njohu pasaportën e Kosovës

Analisti politik Lulzim Peci në RTV21 tha se njohja e pasaportave të Kosovës nga Spanja nuk është meritë e politikës kosovare.

”Realiteti është se Spanja mbeti e vetmuar në Evropë dhe nuk kishte ndonjë arsye madhore të vazhdojë me politkën e saj të ngurtë”, tha Peci.

Peci tutje ka shtuar se Kosova nuk ka ndikim në Spanjë dhe sipas tij, kjo lëvizje nga ana e Spanjës është bërë për shkak ”të rrethanve evropiane me liberalizimin e vizave”.

Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës, duke u mundësuar qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë pa viza edhe në këtë shtet, sipas një dokumenti të publikuar më 5 janar në ueb-faqen e Departamentit për Migrim dhe Çështje të Brendshme të Komisionit Evropian.

Në dokumentin e publikuar thuhet se “nga 1 janari, Spanja njeh pasaportat e zakonshme të lëshuara nga Kosova”.

“Kjo nuk nënkupton në asnjë formë njohje zyrtare të Kosovës si shtet i pavarur”, thuhet në dokument.

Që nga 1 janari, shtetasit e Kosovës me pasaporta biometrike mund të udhëtojnë në shtetet e zonës Schengen, pas hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave.

 

 

Themes by WordPress