Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku i ka dal në mbrojtje Ali Ahmetit për të cilin thotë se mbështetësit e kryeministrit Kurti po e ofendojnë.
Çitaku përmes një shkrimi në “Facebook” e përshkruan Ahmetin si një njeri i cili ka arritur të sjellë liri për shqiptarët në dy shtete.
“Sot, kuazi-filozofat e Kurtit, që vetëm urrejtje dhe sharje kanë sjellë ndër shqiptarë, e ofendojnë Ahmetin si “plak” e “ penzioner”. Nuk hyn lideri i juaj në libra të historisë duke i ofenduar ju çlirimtarët e kombit”, shkruan Çitaku.
Shkrimi i plotë:
Ali Ahmeti ka qenë bashkë-themelues dhe luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Ka arritur te sjellë liri për shqiptarët në dy shtete ndërsa me urtësi ka arritur ndoshta më shumë se kushdo tjetër në Maqedoninë fqinje, ta antarësoj këtë shtet në NATO.
Sot, kuazi-filozofat e Kurtit, që vetëm urrejtje dhe sharje kanë sjellë ndër shqiptarë, e ofendojnë Ahmetin si “plak” e “ penzioner”.
Nuk hyn lideri i juaj në libra të historisë duke i ofenduar ju çlirimtarët e kombit.Si nuk gjetët nje trohë modesti e dinjitet pas tre vitesh pushtet të pakufizueshëm por të dështuem.