Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Siç njofton kumtesa nga kryeministria, në takimin e parë këtë vit me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, Kryeministri Kurti e falënderoi për bashkëpunimin e mirë dhe ndihmën e vazhdueshme të Suedisë në zhvillim, demokratizim dhe qeverisje të mirë.
Në takim u bisedua për temat aktuale, marrëdhëniet bilaterale, me theks te ekonomia dhe shkëmbimet tregtare, dhe fushat e bashkëpunimit.
“Suedia është ndër pesë donatorët më të mëdhenj në Kosovë, duke dhënë një kontribut të çmuar në forcimin e kapaciteteve të administratës publike, në përgatitjen dhe hartimin e politikave për barazi dhe mbrojtjen e mjedisit, si dhe promovimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, thuhet në kumtesë.