Attal, 34 vjeçar kishte shënuar një rritje të konsiderueshme në opinionit publik si ministër i Arsimit dhe po shpresohet se mund të përmirësojë shanset e partisë në pushtet për zgjedhjet e ardhshme në kuadër të Bashkimit Evropian.
Presidenti i Francës Emanuel Makron me emërimin e Gabriel Attal po ashtu e ke emëruar si atë kryeministrin më të ri edhe në moshë në historinë moderne të Francës. Në këtë mënyrë, ai po shpreson që gjatë kësaj kohe të paktën të kufizojë çdo përfitim të mundshëm elektoral nga e djathta ekstreme në zgjedhjet e ardhshmen evropiane në qershor,
Attal, 34 vjeç, qe ka shërbyer si ministër i arsimit, shpeshherë është quajtur si një “foshnje e Makroni” për sa i përket ambicieve të tij, pranisë së fortë mediatike dhe politikës qendrore.
Po ashtu, ai njihet si kryeministri i parë homeskusual në Francë dhe që ka raporte të një bashkëjetese civile me Stéphane Séjourné, një anëtar tjetër në Parlamentin Evropian nga partia e Makronit.
Megjithëse Attal dikur ishte pjesë e krahut qendror të Partisë Socialiste të së majtës, ai u largua në të 20-at për të mbështetur projektin qendror të Makron në vitin 2017. I parë si një mbrojtës i politikës centriste në Francë , ai gjithashtu muajt e fundit ka kontaktuar me anëtarët e parlamentit në partinë e djathtë Les Républicains, mbështetja e së cilës është shpesh vendimtare për miratimin e legjislacionit.
Megjithatë, nga shumë kush, vendimi i Makron-it për të zëvendësuar ish-kryeministren Élisabeth Borne dhe për të riorganizuar qeverinë nuk konsiderohet si një ndryshim themelor politik.
/TV Arbëria