Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Asnjë dhe asnjërin kriter”, Mustafa ‘demanton’ meritat e Kurtit për liberalizimin

“Asnjë dhe asnjërin kriter”, Mustafa ‘demanton’ meritat e Kurtit për liberalizimin

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka reaguar ndaj kryeministrit Albin Kurtit, duke pyetur se cilin kusht – kriter e përmbushi Qeveria Kurti për liberalizimin e vizave?

“Asnjë dhe asnjërin! “, ka shkruar ai.

“Nga 95 kushte-kriteret që i kishte Kosova, 93 ishin përmbushur në vitin 2016 dhe dy të fundit, formalisht në vitin 2018.
Liberalizimi i vizave nuk është akt, për të përvetësuar meritat nga askush. Është proces i filluar nga Qeveria e Kosovës në vitin 2009 i negociuar me Komisionin Evropian në qershor të vitit 2012, kur iu prezantua Kosovës Udhërrëfyesi për liberalizim që përcaktonte një listë të gjerë kriteresh (kushteve, standardeve) pra reformash nga riintegrimi, ripranimi, siguria e dokumenteve, menaxhimi i kufijve, migracioni, azili, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, liria e lëvizjes e deri te demarkacioni i kufirit me Malin e Zi. “, tha mes tjerash ai në reagim.

Postimi i plotë:

/TV Arbëria

Powered by WordPress