Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Largimi i 4 kryetarëve në veri përmes peticioneve, QUINT dhe BE i shkojnë në ministri Elbert Krasniqit

Largimi i 4 kryetarëve në veri përmes peticioneve, QUINT dhe BE i shkojnë në ministri Elbert Krasniqit

Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka njoftuar se sot ka zhvilluar takim me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe nga Zyrës e BE-së në Kosovë.

Në këtë takim kanë diskutuar lidhur me iniciativat e grupeve nismëtare në katër komunat veriore për largimin e 4 kryetarëve të komunave.

Krasniqi ka thënë se si ministri mbesin të përkushtuar që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshëm që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ.

“Me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe zyrës së BE-së në Kosovë diskutuam për zhvillimet e fundit në vend dhe iniciativat e grupeve nismëtare në komunat e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Ne mbesim të përkushtuar që të ndërmarrim të gjitha veprimet dhe vendimet e nevojshme që vullneti i qytetarëve të realizohet bazuar në udhëzimin administrativ”, ka shkruar Krasniqi.

Powered by WordPress