Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në një prononcim për TV Arbëria, ka pohuar se ky vit është vit zgjedhor, sepse edhe ashtu jemi në vitin e katërt qeverisës të partisë në pushtet.
Kurse nëse bëhet fjalë për shkurtim të mandatit për tre apo katër muaj, çështja është se a do të arrihet kjo me anë të një konsensusi ndërmjet partive politike me anë të një procesi të drejtuar nga presidentja apo nëpërmjet një akti tjetër në tjetër në Kuvendin e Republikës nga një rrethane e re për zgjedhje të parakohshme.
Sipas, Hazirit tendenca për të shkuar më herët në zgjedhje, lidhet edhe prirjen për t’i ikur obligimeve ndërkombëtare dhe problemeve të brendshme. Sepse, dështimi në politikën e brendshme lidhet edhe me ngërçin në procesin dialogut.
Tashmë e qartë se topi është në anën e Prishtinës, pas fillimit të implementimit nga Serbia të marrëveshjes për targat, ka kujtuar Haziri. Kështu, qeveria tash ka filluar të flet për njohjen e pasaportave nga Spanja, për liberalizmin e vizave, çështje për të cilat ajo nuk ka asnjë kontribut, etj.
Simptoma të kësaj tendence mund të merret edhe sondazhi i fabrikuar së fundi nga partia në pushtet, për të krijuar një përcepcion publik mbi mbështetjen masive që gjoja ajo e gëzon në opinion. Kjo qeveri, dhe as tjetra që do vjen më nuk ka amnisti sa i përket dialogut, dhe si e tillë do të jetë e obliguar për t’i zbatuar marrëveshjen Kurti-Vuqiç.
Në fund Lutfi Haziri, ka thënë se LDK është e gatshme që kurdo që mbahen zgjedhjet.
Video e plotë:
/TV Arbëria