Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > (Mos)pajtimi i pushtetit dhe opozitës për zgjedhjet e parakohshme

(Mos)pajtimi i pushtetit dhe opozitës për zgjedhjet e parakohshme

Brenda 25 viteve në Kosovë janë mbajtur tetë parë zgjedhje parlamentare. Ndër to, vetëm tri herë zgjedhjet janë mbajtur në mënyrë të rregullt derisa herave të tjera të gjitha kanë qenë zgjedhje të parakohshme. Përveq qeverisë së Avdullah Hotit, e cila ka zgjatur vetëm gjashtë muaj, qeveritë e tjera kanë zgjatur disa vite.

Ndërkaq, zgjedhjet e fundit parlamentare janë mbajtur më 14 shkurt të vitit 2021, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese.

Dhe në bazë të kalendarit zgjedhor, zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të duhej të mbaheshin në vitin 2025, mirëpo me fillimin e këtij viti siç duket gjërat do të ndryshojnë.

Nga opozita kanë deklaruar se zgjedhjet parlamentare mund të mbahen në këtë vit gjithsesi, por zgjedhje të parakohshme janë vetëm në dobi të Qeverisë Kurti, për t’i ikur përgjegjësive të tjera.

Ndërkaq, nga partia më e madhe në vend mendojnë se qeveria e ka dëshmuar veten gjatë mandatit të saj dhe nuk ka zgjedhje të parakohshme.

Arbër Rexhaj – Nga Vetëvendosje, tha se kjo qeveri nuk ka ndonjë arsye për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, për shkak se siç tha ai sukseseve të kësaj qeverie.

Hisen Berisha – nga Partia Demokratike e Kosovës, ndër të tjera, tha se qeveria duhet të përfundojë mandatin dhe jo të shkojë në zgjedhje të parakohshme, që qytetarët e Kosovës të shohin vet se si do të ishte fundi i pushtetit të Albin Kurtit.

 

Ndërkaq, Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës mendon që nëse mbahen zgjedhjet më herët më shumë bëhet për t’i ikur obligimeve ndërkombëtare dhe problemeve të brendshme sidomos asaj të dialogut.

Besnik Tahiri – nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha se diskutimi për zgjedhje është tendencë e qeverisë për t’i ikur debatit për jetën reale si dhe problemet si ajo e rritjes së çmimeve.

Ndërsa, kryeparlamentari, Glauk Konjufca ditë më parë nuk e ka përjashtuar mundësinë për zgjedhje të parakohshme.

Ai ka thënë se për shkak të shumë zhvillimeve do të ishte mirë që qeveria e re që do të marr legjitimitetin e popullit të përfundojë disa procese që po kalon Kosova.

/TV Arbëria

 

 

 

 

Powered by WordPress