Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Vështrim nga TV Arbëria: Testimi global i demokracisë

Vështrim nga TV Arbëria: Testimi global i demokracisë

Për vitin 2024 një gjë mund të thuhet me siguri, se si i tillë ai nuk do të jetë një vit i mërzitshëm. E tëra kjo sepse asnjëherë më shumë se në këtë vit nuk do të ketë zgjedhje në nivel global. Bota nuk do ta shohë një cikël tjetër të tillë zgjedhor deri me 2048, shkruan revista e njohur amerikane Foreign Affairs.

Krahas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, votuesit do t’u drejtohen kutive të votimit në Bashkimin Evropian, Indi, Indonezi, Meksikë, Afrikë të Jugut, Ukrainë, Mbretërinë e Bashkuar, Rusi dhe në shumë vende të tjera më të vogla, por që janë jo më pak relevante në aspektin gjeopolitik, sikur se Tajvani etj etj

Paradokosalisht, ky zhvillim po ndodh në një kohë kur demokracia liberale, sipas studiuesit të njohur Larry Diamond ka kohë që ndodhet në një gjendje recensioni. Për më të tepër, sipas këtij teoricieni “fantazmat që aktualisht po sillen vërdallë botës thuajse, nuk janë parë që nga viti 1930”.

Sulmet ndaj demokracisë nga diktatatorët dhe liderët autokratë sikurse Vladimir Putini i Rusisë, Si Jinping i Kinës dhe partitë e ekstremit të djathtë si Fidesz nw Hungari janë bërë më të shpeshta se kurrë me kurrë me parë.

Ndërkohë, liria globale ka pësuar rënie për të 17 viti radhazi. Freedom House një organizatë e pavarur amerikane në raportin e saj për vitin 2023 kuja konkluduar “se lufta dhe agresioni i Moskës kundër Ukrainës ka rezultuar në mizori shkatërrimtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Po ashtu, grusht-shtetet dhe përpjekjet tjera subversive i minuan dhe desbtalizuan qeveritë përfaqësuese në Burkina Fasao, Tunizi, Peru dhe Brazil. Represioni ka vazhduar t’i reduktojë liritë themelore në vende si Guinea dhe t’i kufizojë ato në shtete si Turqia, Maynmar dhe Tajlanda”.

Ky raport, gjithashtu ka konstatuar se 35 shtete përjetuan rënie sa i përket të drejtave politike dhe lirive civile, kurse 34 njohën përmirësim. Por nuk mund të mohet fakti se edhe viti që lamë pas dëshmoi se edhe autokratët edhe diktatorët nuk janë as të pagabueshmen dhe as të pamposhtur.

Korrupsioni dhe përqendrimi i pushtetit politik në pak duar dhe në dëm të kompetencës, nxorën në sipërfaqe kufijtë e modeleve autokratikë të mbështetura nga Pekini, Moska, Teherani etj etj, shkruan “The Guardian”

Kurse, aktivisti të të drejtave njerëzore Jacob Machangama, ka argumentuar për Foregin Polcicy, se “ parimi i fjalës së lirë, një element vendimtar kyç për një demokraci funksionale, është gjendur nën sulm”.

Në anën tjetër, hulumtimet e opinionit kanë treguar gjatë viteve të fundit, pakënaqësia dhe zhgënjimi mbi efektet e mirëfunksionimit të  demokracisë është rritur edhe në SBA dhe shumë shtete tjera të Evropës Perëndimore. Sipas një hulumtimi të realizuar nga Ipsos, në shumë shtete perëndimore, sot është përhapur bindja se sistemi aktual demokratik i favorizon shumë më shumë të pasurit dhe të pushtetshmit, si dhe e injoron dhe neglizhon çdo kategori tjetër sociale.

Në këtë kontekst, shkruan “The Guardian” shtatë nga dhjetë amerikanë sot besojnë se demokracia e ka marrë tatëpjetën. Po ashtu, 73 përqin e qytetarëve të Francës pajtohen me këtë konstatim. Kurse gjashtë nga dhjetë britanikë besojnë se ky sistem kohën e fundit është duke punuar gjithnjë e më pak në favor të interesave të tyre. Shumica e qytetarëve të anketuar në disa vende të Evropës sikur se Kroaci, Poloni Itali, Suedi etj etj, janë pajtuar se ka ardhur koha për ndryshime radikale.

Ky frustrim kolektiv se bashku me ankthin e imigracioni janë një tokë fertile, pikërisht për liderë populistë të të gjitha rrymave ekstreme politike. Dhe për më shumë ato përçojnë mesazhin se në sytë e demosit të zakonshëm ky regjim po lëngon gjithnjë e më tepër nga kriza strukturore.

Rishi Iyengar, ka shkruar për Foregin Policy, se ekziston edhe një arsye shtesë për t’u shqetësuar; keqinformimi, nga (sh)përdorimi masiv i mediave sociale. Viti 2023 njohu një sukses të jashtëzakonshme të Inteligjencës Artificiale.

Prandaj, mënyra se si do të përfundojë kjo valë planetare elektorale do të varet edhe se si shtete e ndryshme do të përgatitën për të parandaluar manipulimin e opinionit publik nga mundësitë që sot i disponon ky zhvillim teknologjik.

Kurse sociologu i njohur, Jan-Werner Müller, nga Universiteti i Princiton-it ka deklaruar se “mediat sociale nuk janë në vetvete populiste” por mënyra si përdoren ato.

Në këtë drejtim ky teoricion i spikatur i kësaj lëvizje politike, pohon se mbrojtësit e demokracisë duhet të angazhohen në sforcimin edhe të partitive politike, si forca të mobilizimit kolektiv.

Prandaj duke marrë parasysh këto rrethana, lirisht mund të thuhet se viti 2024 është njëri nga vitet më të rëndësishme të testimit global të demokracisë.

Rreth 4.2 miliardë njerëz të planetit do të vendosin si për të ardhmen e tyre si në nivel lokal, por që përcaktimi i tyre do të ndikojë edhe në nivel global.

Kështu, në këtë vit më shkumë se asnjëherë tjetër, ka fituar kuptim ajo sentenca e njohur e mendimtarit kanadez Marshall McLuhan  se bota është bërë një “fshat global”.

/TV Arbëria

Powered by WordPress