Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shëndetësi > Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Thonjtë e rritur në mish te fëmijët janë shumë të dhimbshëm dhe ja një trajtim që mund ta provoni në shtëpi, ndaj nëse nuk funksionon drejtohuni te një specialist.

Thoi i rritur në mish mund të shkaktojë dhimbje të mëdha, veçanërisht kur fëmijët janë duke u përballur me të.

Ka shkaqe të ndryshme për rritjen e thoit në mish te fëmijët dhe ai më i zakonshmi janë këpucët e ngushta.

Pediatrja Cindy Gellner zbuloi se si mund të dalloni se është një thua i futur në mish dhe jo një infeksion i këmbës. Ajo zbuloi gjithashtu se si mund të parandaloni një thua i këmbës të rritet në mish, por edhe çfarë duhet të bëni nëse shfaqet ky problem, transmeton Telegrafi.

Çfarë do të thotë një thua i rritur në mish?

Është një thua që është rritur në lëkurën e gishtit të këmbës dhe zakonisht është gishti i madh. Kjo shkakton ndjeshmëri, skuqje dhe ënjtje të lëkurës rreth cepit të thoit në një nga gishtat e mëdhenj.

Një thua të rritur në mish zakonisht e shkaktojnë këpucët e ngushta, gjë që është shumë e zakonshme te fëmijët që janë duke u rritur. Gjithashtu shpesh ndodh për shkak të prerjes jo të duhur të thonjve.

Si ta trajtoni në shtëpi?

Mund të duhen disa javë për t’u shëruar, por ja çfarë mund të bëni për të ndihmuar fëmijën tuaj.

Zhyteni këmbën e fëmijës suaj dy herë në ditë me ujë të ngrohtë dhe sapun antibakterial. Lëreni t’i mbajë këmbët ashtu për 20 minuta, ndërsa ju masazhoni pjesën e fryrë të kutikulës nga thoi jashtë. Nëse kutikulat e fëmijës suaj janë pak të kuqe dhe të irrituara, kremi antibiotik ndoshta nuk është i nevojshëm.

Por nëse kutikula është fryrë ose që nxjerr qelb, aplikoni kremin antibiotik pa recetë në zonën ku del qelbi. Përsëriteni këtë tri herë në ditë për 7 ditët e ardhshme.

Kur duhet ta vizitoni mjekun?

Nëse ky trajtim në shtëpi nuk ju ndihmon, duhet ta çoni fëmijën tuaj te pediatri. Ai mund t’ju drejtojë te një specialist i cili do të trajtojë problemin duke prerë cepin e thoit që po irriton kutikulën dhe duke lejuar që indet të shërohen.

Qëllimi kryesor është të ndihmoni thoin të rritet mbi kutikulë dhe të mos ngecë në të. Së fundi, lëreni fëmijën tuaj të ecë zbathur sa më shumë që të jetë e mundur për të parandaluar presionin. Nëse moti është më i ftohtë dhe ai duhet të mbajë këpucë të mbyllura, mbrojeni thoin duke ngjitur një copë të hollë garzë mbi zonën e irrituar.

Powered by WordPress