Një person është plagosur në Prizren pas të shtënave me armë zjarri.
Rasti ka ndodh në afërsi të hyrjes së Spitalit të Prizrenit, sipas të dhënave të Sinjalit.
I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar.
Policia ende nuk ka folur për rastin.