Ka vdekur legjenda e futbollit, Franz Beckenbauer.
“Perandori ynë i futbollit vdiq në moshën 78-vjeçare”, raporton gazeta gjermane Bild, duke njoftuar se ai vdiq të dielën në moshën 78-vjeçare.
Por, lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur të hënën pas dite.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se bashkëshorti im dhe babai ynë, Franz Beckenbauer, vdiq i qetë në gjumë dje, të dielën, i rrethuar nga familja e tij. Ne kërkojmë që ju të jeni në gjendje të mbani zi në heshtje dhe të përmbaheni nga pyetjet”, deklaroi familja.
/TV Arbëria