Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Inflacioni bie, por jo edhe çmimet

Inflacioni bie, por jo edhe çmimet

Përkundër rënies së inflacionit, megjithatë çmimet e produkteve bazë vazhdojnë të jenë të larta në Kosovë. Vendi ynë, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës e përmbylli vitin me shkallën e inflacioni në vlerën prej 2.9 përqind, për dallim nga viti 2022 kur shkalla e inflacionit ishte gati 12 përqind.

Ky fenomen ka bërë që konsumatorët të jenë tejet të shqetësuar nga fluturimi i çmimeve, ngritje kjo e cila edhe po vazhdon edhe në këtë fillim vit.

Në një prononcim për TV Arbëria, eksperti i ekonomisë Jakup Bellaqa, ka pohuar se “inflacioni mbetet një fenomen shqetësues edhe për vende të zhvilluara e lëre më për Kosovën, si një ekonomi në zhvillim. Ndërkohë, ajo që e bënë shqetësuese këtë dukuri sipas, Bellaqes, mbetet fakti, ai i prek drejtpërdrejt artikujt bazikë konsumues. Për më tepër ai kërkuar edhe masa ndëshkuese ndaj atyre bizneseve që në mënyrë arbitrare i ngrisin çmimet, ngase këto të fundit duhet të jenë të ekuilibruara, ka përfunduar z. Bellaqa.

Të mllefosur me të gjendje të papërballueshme ekonomike janë shprehur edhe qytetarët e interesuar nga TV Arbëria. Shumë nga ta deklaruan se që të mund të mbijetojnë në këto rrethana, për shkak të çmimeve të larta, atëherë duhet t’i mbajnë nga dy ose tre vende pune. Në mënyrë, që te tejkalohet ky problem, ata kanë bwrw thirrje që urgjentisht të rriten edhe pagat. Sepse është e pakuptimtë që çmimet e të jenë sikur se në Perëndim me këto rroga.

Kosova është një vend me ekonomi të lirë. Vitin e kaluar shumica parlamentare e kishte miratuar ligjin për produktet tavan. Por i njëjti u dërgua nga Lidhja Demokratike e Kosovës pranë Gjykatës Kushtetuese, për vlerësim kushtetues. Por kjo e fundit e rrëzoi këtë ligj.

E ndër pasojat tjera të ngritjes së çmimeve mbetet zvogëlimi i fuqisë blerëse, duke shkaktuar kështu efekte tjera negative ekonomike në  vend.

/TV Arbëria

Powered by WordPress