Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv i KDI-së, ka thënë se zgjedhjet politike nuk e normalizojnë situatën politike në vend.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se është sfidë që zgjedhjet të sjellin zgjidhje.
Ai ka shtuar se do të zgjatet kriza politike në vend, nëse zgjedhjet mbahen pa u zgjidhur çështja e pjesëmarrjes së serbëve në institucione dhe plani i zbatimit të asociacionit.
Postimi i tij i plotë:
A e normalizojnë situatën politike zgjedhjet në Kosovë, jo. Është e qartë se zgjedhjet mund të ndikojnë në situatën politike, por është sfidë të sigurohet që ato të sjellin zgjidhje të qëndrueshme politike e zhvillimore. Shpesh kemi pasur zgjedhje pa zgjidhje.
Edhe sot, sidomos nëse mbahen në situatën aktuale kur serbët nuk marrin pjesë në institucione dhe plani i zbatimit të asociacionit nuk është përgjegjësi e marrë nga asnjë parti politike. Zgjedhjet e parakohshme pa i përmbyllur këto dy çështje politike do të ndihmojnë në zgjatjen e krizës politike dhe si rrjedhojë do të kemi të njëjtën situatë me Serbinë brenda në diskursin politik për 3-4 vitet e ardhshme.
Zgjedhjet e parakohshme janë një mundësi për rikonfigurim politik dhe zgjatje të status-quos për partitë, pa marrë përgjegjësi politike.
/TV Arbëria