Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë ka goditur në lagjen Pütürge të Malatyas, Turqi.
Sipas informacioneve në faqen e AFAD-it, një tërmet me magnitudë 4.4 ballë ka ndodhur me epiqendër në Pütürge, shkruajnë mediat turke.
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 9 kilometrash nën tokë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ali Yerlikaya ka shpërndarë një postim në lidhje me tërmetin në llogarinë e tij në rrjetet sociale.
“Në tërmetin me magnitudë 4.4 që ndodhi në Malatya Pütürge, të gjitha ekipet e AFAD-it dhe institucionet tona përkatëse janë drejtuar për në terren. Për momentin nuk ka asnjë situatë negative”.
“Uroj më të mirat për qytetarët tanë të prekur nga tërmeti. Zoti e ruajt vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë”. /Telegrafi/
#Malatya #Pütürge’de 4️⃣,4️⃣ büyüklüğünde meydana gelen depremde AFAD ve ilgili kurumlarımızın tüm ekipleri saha taramaları için yönlendirilmiştir. An itibari ile olumsuz bir durum yoktur.
Depremden etkilenen vatandaşlarımıza geçmiş olsun dileklerimi sunuyorum.
Allah ülkemizi ve… pic.twitter.com/VfbjHsD8Ty
— Ali Yerlikaya (@AliYerlikaya) January 8, 2024