Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Gjendet e vdekur shefja e një prej kanaleve televizive propagandistike të Vladimir Putinit

Gjendet e vdekur shefja e një prej kanaleve televizive propagandistike të Vladimir Putinit

Një ekzekutive e njohur në perandorinë televizive të propagandës shtetërore të Vladimir Putinit është gjetur e vdekur nga “helmimi” së bashku me ish-bashkëshortin e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kufoma e Zoya Konovalova, 48 vjeçe, kryeredaktore e kompanisë shtetërore televizive ruse Kuban, që vepron në rajonin e Krasnodarit afër zonës së luftës, u zbulua në dhomën e saj të gjumit.
Kufoma e ish-bashkëshortit të saj 52-vjeçar Andrey Gubatiyka u gjet afër saj.

Nuk u gjetën lëndime të dukshme gjatë ekzaminimit të trupave”, ka thënë një zëdhënës i Komitetit Hetues Rus, i cili po heton vdekjet.

Ish-çifti kishte një vajzë, 15 vjeçe dhe një djalë më të rritur.

“Shkaku i vdekjes supozohet të jetë helmimi nga një substancë e panjohur”, thuhet në një raport nga kanali i saj.

Ndërkohë thuhet se një fragment i një qeseje me një “substancë pluhuri” u gjet në shtëpinë private të saj në qytetin Krasnodar.

Kolegët dhe miqtë e saj këmbëngulën megjithatë, se ajo nuk kishte marrë kurrë drogë.

Media Kuban është pjesë e gjigantit shtetëror të Televizionit dhe Radio Transmetimeve Shtetërore All-Russia [VGTRK], një mbështetës kryesor në perandorinë propagandistike të Putinit.

Burri dhe gruaja besohet të kenë vdekur për të paktën 24 orë përpara se trupat e tyre të zbuloheshin.

Powered by WordPress