Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Këta janë personat që sulmuan tre shqiptarët në Mal të Zi

Këta janë personat që sulmuan tre shqiptarët në Mal të Zi

Zbardhen emrat e 3 prej 5 te arrestuarve në Malin e Zi.

Sipas Policisë malazeze të arrestuarit janë Branko Vuksanović, Sergej Dević si dhe Kosto Dunđerovic me vendbanim në Zelenika.

Ata kanë qenë me veshje ushtarake kur kanë sulmuar shqiptarët. Ditën e djeshme u bë e ditur se janë arrestuar 5 nga 8 dhunuesit e shqiptarëve, ndërsa janë në kërkim dhe tre të tjerë.

Policia identifikon tre persona të cilët dyshohet se sulmuan tre shqiptarët dje në Mal të Zi
Ndërkohë njëri prej të dhunuarve në dëshminë e tij tha se shkak i sulmit të tyre është bërë flamuri shqiptar në pasqyrën e makinës së tyre.

Në lidhje me ngjarjen autoritetet po zhvillojnë hetime.

/TV Arbëria