Gjatë ditëve të para të vitit ka pasur një fluks të madh të pacientëve në institucionet e kujdesit parësor shëndetësor, si pasoj e gripozave të sezonit dimëror.
Infektologu Ilir Tolaj, tha për RTK se është e natyrshme që tani kemi virusë të ndryshëm.
Ai tha se janë disa lloje të virusve dhe ka Covid.
Sipas tij, simptomat janë të ngjashme me rastet e covidit, apo edhe virusë të tjerë.
Infektologu Tolaj ka rekomanduar të mos përdoret shumë antibiotikët.
“Me antibiotik nuk bën të ngutemi, por duhet të qëndrojmë në shtëpi, regjim shtrati etj”, theksoi ai.