Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Brenda 24 orëve konfiskohen 34 patentë-shoferi

Brenda 24 orëve konfiskohen 34 patentë-shoferi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të kaluara janë evidentuar gjithsej 55 aksidente në trafikun rrugor.

Gjatë 24 orëve të kaluara në nivel vendi janë realizuar 545 pika kontrolli të automjeteve, përderisa 34 shoferëve u janë konfiskuar patentë-shoferi për shkelje të ndryshme të rregullave në trafik.

Policia apelon te të gjithë shoferët, por edhe pjesëmarrësit tjerë në trafik që të jenë vigjilentë dhe të respektojnë dispozitat ligjore, në mënyrë që secili të kontribuojë në zvogëlimin e statistikave të aksidenteve rrugore.