Jalen Blesa mund të largohet nga Prishtina gjatë afatit kalimtar të janarit, për të bërë hapin e madh në karrierë.
Sulmuesi amerikan me pasaportë spanjolle ka pasur një vit shumë të mirë në kryeqytetin e Kosovës, me gola dhe asistime.
Në 18 ndeshje këtë edicion, Belsa ka realizuar 10 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.
Skuadra rumune Universitatea Craiova është në bisedime për transferimin e sulmuesit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas asaj që ka lajmëruar mediumi rumun ‘Play Sport‘, Caiova përveç Blesas po tenton edhe transferimin e Lumbardh Dellovës nga elita e futbollit nga Kosova.
Blesa është futur në gjashtë muajt e fundit të kontratës me Prishtinën dhe Craiova po mundohet ta transferojë atë për një çmim të lirë.
Interesim për yllin e Prishtinës ka shprehur edhe skuadra moldave Sheriff Tiraspol. /Telegrafi/