Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Dhuna në familje, arrestohet një burrë në Deçan

Dhuna në familje, arrestohet një burrë në Deçan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në fshatin Isniq të Deçanit, si të dyshuar për dhunë në familje.

Pas bastisjes në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë Sig Sauer 9×19 mm, armё e cila kishte leje përkatëse, dy karikatorë të së njëjtës armë dhe 44 fishekë.

I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё.

/TV Arbëria