Red Star Belgrade e mposhti Partizanin 88:72 në përballjen mes dy skuadrave serbe në Euroligë, por diçka tjetër mori vëmendje në këtë ndeshje. Ishin tifozët radikal të njohur si grupi ‘Delje’ që shfaqën një parullë të famshme shoviniste nga koha e Princit Lazar.
Kur ishte fundi i pjesës së parë, Red Star Belgrade po fitonte me avantazh të madh 50:29, dhe me të filluar pjesa e dytë tifozët e tyre filluan me thirrjet e zakonshme neveritëse, si: “Kosova pjesë e Serbisë”.
Ky tifogrup shpalosi një parullë në tribunë, ku shkruhej: “Kush për Kosovë nuk luftoi, nga dora e tij asgjë s’doli! As verë shtatori, as verë e bardhë”.
Ky mesazh i huliganëve serb erdhi në ditët kur Qeveria e Serbisë lejoi që veturat me targa të Republikës së Kosovës të lëvizin normalisht, pa pasur asnjë pengesë, që dikur simbolet mbuloheshin me stikerë, në kuptimin që vendimi nuk ishte ardhur me dëshirën e vendimmarrësve të Serbisë, por si e imponuar nga ndërkombëtarët.
Për më tepër kjo frazë gjendet e gdhendur në muralin e Gazimestanit, në të ashtuquajturën nga serbët si ‘Monumenti i Heronjve të Kosovës’.
/Tv Arberia